Flash News

KRYESORE

Shpërblimi i fundvitit, sa do të përfitojnë pensionistët

Shpërblimi i fundvitit, sa do të përfitojnë

Këshilli i Ministrave ka vendosur që kategoria e pensionistëve të marrë shpërblimin e fundvitit, pavarësisht situatës së vështirë financiare që po kalon vendi pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj e konfirmoi këtë fakt në një dalje për mediat, duke thënë se 663 000 pensionistë, të të gjitha kategorive, përfshi edhe ata që marrin pension invaliditeti apo ata që janë jetimë, etj., do të marrin një shpërblim prej 3 mijë lekësh të reja.

Të fundit