Flash News

KRYESORE

Shpërndahet parlamenti/ Italia zgjedhje të reja më 4 mars, e djathta në epërsi

Presidenti i Italisë Sergio Mattarella shpërndan parlamentin.

Deri në deri në zhvillimin e votimeve socialdemokrati Paolo Gentiloni do të vazhdojë detyrën e kryeministrit. Data për zgjedhjet është caktuar më 4 mars. Në sondazhe kryesojnë tri kampe Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë në garë tri kampet kryesore. Në plan të parë është aleanca e qendrës së djathtë Forza Italia e ish-kryeministrit Silvio Berluskoni me partinë populiste të djathtë Lega Nord. Aktualisht ky kamp kryeson në sondazhe me rreth 35 përqind.
Italien Parlament spricht Premierminister Paolo Gentiloni Vertrauen aus (Reuters/A. Bianchi)
Në vendin e dytë renditet me rreth 28 për qind lëvizja Pesë Yje e komedianit Beppe Grillo. Kampi i tretë është ai i Partisë Demokratike në pushtet, i kryesuar nga kryeministri i fundit, Matteo Renzi, i cili u largua nga posti pas një referendumi kushtetues vitin e kaluar. Sipas sondazheve kjo partia mund të fitojë aktualisht rreth 25 përqindtë votave.

Të fundit