Flash News

KRYESORE

Shpërndanin drogë në shkollat e Athinës, arrestohen 8 shqiptarë dhe dy grekë

Shpërndanin drogë në shkollat e Athinës, arrestohen 8

Policia greke ka arrestuar një grup të rinjsh të cilët akuzohen si trafikantë droge. Në operacionin e zhvilluar nga policia greke, ranë në pranga 8 shqiptarë dhe 2 grekë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dy shqiptarë të tjerë, sipas njoftimit të policisë të gjithë të arrestuarit janë të moshës 18-26 vjeç.

Mësohet se të rinjtë sillnin drogë nga Shqipëria në Greqi dhe e shpërndanin në shkolla në zonat Zografo, Kaisarini, Pagrati dhe Virona.

Tre muajt e fundit kanë qarkulluar 12.5 kg marijuanë dhe kanë fituar rreth 100 mijë euro. Një gram marijuanë ata e shisnin për 5-8 euro. Gjithashtu të rinjve iu sekuestruan 1.5 kg marijuanë, 8000 euro, 1 pistoletë, 12 celuarë, 3 makina dhe 1 motor.

 

Të fundit