Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Shpërndante droga të forta në lokalet e natës, arrestohet 30-vjeçari nga Durrësi me 1 kg heroinë
Sekuestrohet 1 kg lëndë e dyshuar heroinë, doza me kokainë, fara kanabisi, peshore elektronike dhe një sasi parash, e dyshuar e përfituar nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së drogave të forta.
Në sajë të operacionit policor "Weekend" është arrestuar poseduesi, njëherazi dhe shpërndarësi i drogave A. Dh, 30 vjeç, banues në lagjen Nr. 12, Nishtulla, Durrës.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion në rrugë operative se A. Dh. merrej me shpërndarje të drogave të forta, kryesisht në fundjavë, në lokale nate.
Gjithashtu, ky shtetas përgatitej për të kultivuar bimë narkotike, pasi kishe siguruar një sasi farash kanabis sativa.
Gjatë operacionit, këtij shtetasi iu kapën në flagrancë gjatë kontrollit fizik, doza me lëndë narkotike kokainë e heroinë, të përgatitura gati për shitje.
Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës, ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan gjithsej, 1 kg heroinë, 6.5 gr. kokainë, një qese me fara kanabisi, një peshore elektronike dhe një sasi eurosh, paund e lekë shqiptare, të dyshuara të përfitura nga shitja e lëndëve narkotike.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.