Flash News

KRYESORE

Shpërndante kokainë, arrestohet 22-vjeçari në Lushnje

Shpërndante kokainë, arrestohet 22-vjeçari në Lushnje

Policia  e Fierit ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar "WHITE ku ka sekuestruar 22 doza lëndë narkotike të llojit kokainë dhe ka vënë në pranga poseduesin.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi:

-M. K, 27 vjeç, banues në lagjen "Kadri Qystri" Lushnje.

Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative se në lagjen "Çlirimi" Lushnje shpërndahej lëndë narkotike, u organizua puna dhe u bë i mundur finalizimi i operacionit antidrogë të koduar "ËHITE", si rezultat i të cilit u bë kapja në flagrancë e autorit që posedonte lëndën narkotike.

Nga kontrolli personal që iu bë shtetasit M. K, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.

 

Të fundit