Flash News

KRYESORE

Shpërndante kokainë me biçikletë, pranga 25-vjeçarit në Tiranë

Shpërndante kokainë me biçikletë, pranga

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë Tiranë pasi akuzohet se shpërndante kokalinë me biçikletë në kryeqytet.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Kataldo Mulaj, 25-vjeç.

Gjatë operacionit të koduar “Seller”, 25-vjeçari u kap në rrugën “Artan Lenja”, ku gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar 2 doza me kokainë. I riu ka qenë me biçikletë në momentin që u ndalua për kontroll.

Sipas policisë, Mulaj merrte porosi me telefon dhe dorëzimin e bënte duke udhëtuar me biçikletë, me qëllimin e shmangies së kontrolleve. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar dhe 23 doza të tjera me kokainë. U sekuestruan gjithashtu edhe 128.900 Lekë dhe 200 euro të përtuara nga aktiviteti i jashtëligjshëm i shitjes së kokainës. I riu akuzohet për "prodhim dhe shitje droge".

 

Të fundit