All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Shpërndarja e Parlamentit/ Maliqi paralajmëron zhvillime të forta: Ora finale po afron

Shpërndarja e Parlamentit/ Maliqi paralajmëron zhvillime të
All - Paragraf - 1

Gjithnjë e më shumë po artikulohet rreth një vendimi të Presidentit të Republikës për shpërndarje të Parlamentit. Ilir Meta e tha mbrëmë në emisionin “Open” në Top Channel, ndërsa paraditen e sotme diçka të tillë e artikuloi edhe zëdhënësi i tij.

All - Paragraf - 3

Së fundmi ka qenë deputeti i opozitës në Parlament, Lefter Maliqi, i cili shkruar se shpërndarja e parlamentit është domosdoshmëri jetike për fatet e demokracisë dhe mbrojtjen e Kushtetutës.

Sipas tij ora finale po afron. “Verdikti si gjithmonë që nga lashtësia deri tani do i takojë sovranit. Sovrani është ai që ka vendosur dhe ai që do të vendos tani. Do vlerësoja maksimalisht aktin sublim në shërbim të interesave të Shqipërisë, të demokracisë, shpërndarjen e këtij parlamenti laraman, pa dinjitet dhe keqdashës ndaj interesave të shqiptareve e Shqipërisë”, nënvizon Maliqi.

Në postimin e tij në rrjetet sociale deputeti i opozitës parlamentare thotë se dita e bardhë e zgjedhjeve po afrohet nxitimthi.

“Prandaj me mençurinë, zgjuarsinë, ndershmërinë tuaj, mos u mashtroni, mos u joshni nga aktrimet e Rilindjes por të jeni rreth bashkuar me opozitën shqiptare për të larguar këtë të keqë të madhe”, apelon ai.

Të fundit