Flash News

KRYESORE

Shpërndarja e parlamentit? Reagon ashpër Presidenca: Do ketë disa dekrete për shpartallimin e grushtit të shtetit

Shpërndarja e parlamentit? Reagon ashpër Presidenca: Do ketë disa

Presidenca ka reaguar ashpër pasi kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja e cilësoi absurde dhe një atentat ndaj Kushtetutës nëse Ilir Meta kërkon të shpërndajë parlamentin.

Përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi, presidenti paralajmëron se do ketë disa dekrete sipas tij “për shpartallimin e grushtit të shtetit” dhe se parlamentin do të jetë populli që do ta shpërndajë.

“Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij.

Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij.

DO KETË DISA DEKRETE PËR SHPARTALLIMIN E GRUSHTIT TË SHTETIT.

BËNI DURIM!

DEKRETET DO T’I ZBATOJË POPULLI SHQIPTAR!”, shkruan Blushi në FB.

Një ditë pas akuzave ndaj Dvoranit, Meta takon kreun e PD

Të fundit