Flash News

KRYESORE

Shpërthejnë me eksploziv makinën e DJ, flasin familjarët

Makina tip 'Golf’ me targa AA 430, në pronësi të 20-vjeçarit Arbër Shurdhit nga Lushnja u hodh në erë me eksploziv nga persona ende të paidentifikuar.

Mësohet se Arbri punonte si DJ nëpër dasma. Familjarët e të riut, pohuan për News 24 se 20-vjeçari nuk kishte konflikte me asnjë person, ndërsa mjetin e kishte blerë para pak muajsh me kursimet e tij.

“Arbrit nuk ka konflikte me asnjë person. Jemi familje shumë e qetë. Ai punon për të mbajtur familjen. Është DJ në dasma. Dhe makinën mezi e bleu para ca muajsh”, u shpreh daja i tij.

Të fundit