Flash News

E-TJERA

Pedagogët nuk durojnë më: Shteti nuk jep shtesën e pagave

 “Nga 1 marsi 2017, mbi 34 mijë mësues në sistemin arsimor do të përfitojnë rritje pagash në masën 10 për qind. Lajmi i mirë për arsimtarët u pohua në një takim që Ministria e Arsimit, Ministria e Financave dhe kryeministri Edi Rama zhvilluan me mësues. Ndërkohë rritje pagash do të përfitojnë dhe pedagogët, ku 18 milionë dollarë do të përdoren për rritjen e pgave të mësuesve dhe 5 milionë dollarë për punonjësit në sistemin universitar,” ky ishte vendimi që u komunikua në 17 tetor të vitit 2016.

Ndërkohë, ditën e sotme pedagogët e Fakultetit Histori Filologji kanë reaguar duke i quajtur të turpshme variantet e VKM-ve që po qarkullojnë në lidhje më pagat e pedagogëvë.

Pedagogia e Departamentit të  Letërsisë, Dhurata Shehri ka reaguar nëpërmjet një postimi në facebook se shteti vetëm e shpall vendimin por nuk e jep realisht buxhetin dhe për universitetet. Ja çfarë ka shkruar pedagogia:

“Sot qarkulloi ne media nje vendim i keshillit te ministrave qe rrit pagesen e oreve te mundeshme shtese me 120 leke te reja. A thua ky vendim po mbulon faktin qe shtesen e pagave te pedagogeve te shpallur prej muajsh, shteti vetem e shpall po nuk e jep realisht dhe buxhetin per universitetet nuk e ka llogaritur me pagat e reja te shpallura? Gjithsesi duhet pritur e hena, dite rrogash, dy dite pas nje prillit!”

Ndërkohë, një tjetër reagim ka ardhur dhe nga pedagogia e Departamentit të Gjuhës po në të njejtin Fakultet, Aljula Jubani e cila e quan të turpshëm VKM-në.

“Sot, në media po qarkullojnë disa variante të një VKM-je ne lidhje me pagat e pedagogeve. Secili variant eshte me i turpshem se tjetri dhe asnjeri nuk ka lidhje me projekt-vendimet e konsultuara paraprakisht në rrugë zyrtare. Urojme te mos jene të vërteta!!!!!

#vazhdonlojameuniversitetet” , shkruan pedagogia Jubani.

Të fundit