Flash News

KRYESORE

Shpërthen bomba në xhami, humbin jetën të paktën 24 persona

Shpërthen bomba në xhami, humbin jetën të paktën 24

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin nigerian të Mubit, ku kanë humbur jetën të paktën 24 persona si pasojë e shpërthimit të një bombe pranë xhamisë.

Bomba ka shpërthyer në momentin kur besimtarët myslimanë po përgatiteshin për namazin e pasdites.

Sipas policisë, dyshohet se sulmi është realizuar nga grupi islamik Boko Haram.

Ndërkohë nga shpërthimi raportohet se kanë mbetur edhe shumë persona të plagosur.

Kujtojmë se nëntorin e kaluar më shumë se 50 persona u vranë kur militantët islamikë shpërthyen një bombë brenda në xhami.

Boko Haram ka zhvilluar një fushatë dhune për të krijuar një shtet islamik në veri të Nigerisë që nga viti 2009.

 

Të fundit