Flash News

KRYESORE

Shpërthen bombola e gazit në Kumanovë, 3 të vdekur

Shpërthen bombola e gazit në Kumanovë, 3 të vdekur

Një ngjarje shumë e rëndë raportohet se ka ndodhur në shtetin fqinj, në Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se në fshatin Romanocë të Kumanovës  ka shpërthyer një bombol gazi, shpërthim i cili ka shkaktuar një zjarr të madh dhe si pasojë kanë vdekur 3 persona dhe gjashtë të tjerë kanë marrë dëmtime shumë të rënda.

Ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka shpërndarë informacionet paraprake dhe njofton se të lënduarit janë transferuar në spitalin e Kumanovës, por për shkak të seriozitetit të plagëve do të dërgohen në Qendrën e Urgjencës në Shkup.

Aktualisht një prokuror publik dhe një ekip nga SPB Kumanovo po kryejnë inspektime në terren.

Të fundit