Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Shpërthen bombola e gazit në orët e para, plagosen burrë e grua në Vlorë
Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë, për shkak të shpërthimit të bombolës së gazit.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Selenicë e si pasojë, janë plagosur 49-vjeçari R.S dhe bashkëshortja e tij 42- vjeçare M.S.
“Më datë 17.07.2018, në orën 05:53, në Selenicë të Vlorës ka marrë flakë një banesë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar pronarët e banesës, 49 vjeçari R.S dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare M.S.
Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar dhe gjithashtu banesa nuk përbën rrezik nga zjarri për banesat e tjera. Grupi hetimorë po vijon veprimet e mëtejshme proçeduriale”, sqaron policia.
Kujtojmë se edhe dy ditë më parë nga shpërthimi i një bombole u plagosën pesë persona në rrugën ‘Vaso Pasha’ në Tiranë.