Flash News

KRYESORE

Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga flakët banesa

Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga flakët banesa

Një bombol gazi ka shpërthyer në një shtëpi në fshatin Bradashesh të Elbasanit. Policia njofton se nga flakët, fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Në banesën e shtetasit A.T. 55 vjeç, ka shpërthyer një bombol gazi. Si pasojë e shpërthimit ka rënë zjarr në banesë. Me të marrë njoftim shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen  e  zjarrit. Nga shpërthimi i bombolës së gazit nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale”, sqaroi Policia.

Të fundit