Flash News

KRYESORE

Shpërthen bombola e gazit, shkrumbohet banesa në Durrës

Shpërthen bombola e gazit, shkrumbohet banesa në Durrës

Shpërthimi i bombolave të gazit ka shkaktuar sërish probleme, këtë herë në qytetin e Durrësit.

Ditën e sotme, një banesë u shkrumbua në lagjen numër 12, por fatmirësisht në momentin e shpërthimit të bombolës në kuzhinë nuk ka patur njeri në banesë.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë rrjedhja e bombolës së gazit.

Pak ditë më parë, pronari i një fast-food-i në Tiranë humbi jetën, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit, gjatë orarit të punës.

 

Të fundit