Një zjarr ka përfshirë çerdhen numër 14 në lagjen ‘Ali Demi’ në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.00 të mëngjesit të sotëm dhe fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.
Sipas të dhënave të para, shkak i zjarrit është bërë shpërthimi i bombolës së gazit. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë neutralizuar menjëherë flakët e zjarrit.
Informacion Paraprak
Më datë 16.08.2018, rreth orës 04:57, në rrugën “Aldi Demi”, në një dhomë e cila shërbente si magazinë për një çerdhe ka patur rënie zjarri.
Zjarri është fikur dhe ka patur vetëm dëme të vogla materiale.
Paraprakisht zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombël gatimi.
Discussion about this post