Flash News

KRYESORE

Shpërthen bombola në restorant, 15 të plagosur

Shpërthen bombola në restorant, 15 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kuzhinën e një restoranti në Gjenevë të Zvicrës, ku kanë mbetur të plagosur 15 përsona si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Sipas komandantit të njësisë zjarrfikëse, alarmi kishte ardhur rreth orës 13:15 të ditës së djeshme.

Dy kuzhinierë kanë pësuar djegie, ndërkohë që edhe stafi e klientët kanë pësuar gërvishtje të lehta.

Gjatë këtij aksidenti, u mobilizuan 21 pjesëtarë të njësisë zjarrfikëse dhe 12 automjete. Në drejtim të restorantit shkuan gjithashtu edhe pesë auto ambulanca, ndërsa në vendngjarje u organizua stacion për dhënien e ndihmës së parë.

Të fundit