Flash News

KRYESORE

Shpërthen bombula e gazit, plagoset 63-vjeçari në Korçë

Shpërthen bombula e gazit, plagoset 63-vjeçari në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë ku në një banesë ka shpërthyer një bombul gazi dhe për pasojë është dëmtuar një 63-vjeçar.

Burime të policisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E.P i cili është dërguar menjëherë drejt spitalit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Më  datë 15.05 2017, jemi njoftuar se në lagjen nr 4 në Korçë,  në banesën e shtetasit E.P, rreth 63 vjeç, ka shpërthyer  një bombul gazi.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se bombula ka shpërthyer aksidentalisht, ku për pasojë ka marrë djegie trupore shtetasi i mësipërm i cili është dërguar në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

 

 

 

 

Të fundit