Flash News

KRYESORE

Shpërthen me eksplozivë makina e 42 vjeçares në Vlorë

Shpërthen me eksplozivë  makina  e 42 vjeçares në

Një makinë ka shpërthyer me eksplozivë mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.  Makina tip “Benz” i shtetases Vejushe Dalipaj 42 vjeç ka qenë i parkuar pranë banesës së saj në lagjen “Uji i ftohtë” në momentin që ka shpërthyer.

Policia njofton se fatmirësisht nuk ka dëme ne njerëz por vetëm dëme materiale. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes por ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.11.2017, rreth orës 05:20, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë prej shtetases V.D., rreth 42 vjeçe se pranë automjetit të saj tip ”Mercedes Benz”, ka dëgjuar një zhurmë në formë shpërthimi.

Shërbimet Policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se: Mjeti tip ”Benz”, ka qënë i parkuar përpara banesës së shtetases në vendin e quajtur ”7Pallatet”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dhe se ka dëmtime në pjesën e përparme të tij.

Dyshohet se dëmtimet në mjet të jenë si pasojë e një shpërthimi me lëndë eksplozive që mund t’i kenë vendosur.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit