Flash News

KRYESORE

Shpërthen makina në Korçë, 4 persona të plagosur

Shpërthen makina në Korçë, 4 persona të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur në lagjen 9 të qytetit të Korçës si pasojë e shpërthimit të një automjeti.

Policia sqaron se pasi u njoftua për një zjarri në mjetin tip “Benz” me targa AA575PT, në pronësi të shtetases V.D, i cili ka qenë i ndaluar pranë një karburanti. Për pasojë kanë marrë dëmtime shtetasi D.M, (punonjës i karburantit) drejtuesja e mjetit V.D, shtetasja J.O dhe shtetasi F.D, që ndodheshin brenda në mjet, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën".

Paraprakisht dyshohet se në mjet ka pasur rrjedhje gazi dhe zjarri mund të ketë rënë aksidentalisht, nga ndezja e një cigareje nga drejtuesja e mjetit.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies të zjarrit.

Të fundit