Flash News

KRYESORE

 Shpërthen me tritol parukeria në Vlorë

Një parukeri në Vlorë ka shpërthyer me tritol ditën e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isa Boletini” rreth orës 16:30.

Policia bën me dije se ambienti është në pronësi të shtetasit me iniciale J.R., por që është marrë me qira nga qytetarja S.Hoxhaj.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nga hetimet e deritanishme të policisë, nuk ka asnjë të dhënë rreth identitetit të mundshëm të autorit. Ndërkohë po vijojnë hetimet.

Të fundit