All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Shpërthen mina, kush është efektivja e Forcave të Armatosura që humbi jetën në Letoni; Identifikohen edhe të plagosurit

All - Paragraf - 1

Një efektive e forcave të armatosura shqiptare ka humbur jetën sot, si pasojë e shpërthimit të një mine.

All - Paragraf - 3

Sipas shefit të shtabit, gjeneral Bardhyl Kollçaku në një deklaratë për mediat, efektivja që ka humbur jetën, është nëntetare Zarife Muharrem Hasanaj.

Nga shpërthimi i minës u plagosën edhe Major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj, të cilët aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Në foto: Klodian Tanushi 

Efektivët shqiptar po merrnin pjesë në misionin e NATO-s në vendin baltik për demontimin e minave luftarake.

Deklarata e plotë e gjeneral Bardhyl Kollçaku: 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Letoni, ku Forcat tona të Armatosura janë përfaqësuar me një kontigjent në kuadër të misionit të NATO-s “Enhanced Forward Presence”.

Një grup i kontigjentit të asgjesimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, gjatë kryerjes së detyrës së tyre, sot në ora 9.10 (ora 10.10 me orën lokale) janë dëmtuar nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura. Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në bazën e NATO-s ku ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve.

Nga ky shpërthim është plagosur dhe më pas ka humbur jetën Nëntetare Zarife Muharrem HASANAJ. Të plagosur kanë mbetur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla TANUSHI dhe Rreshter Julian Xhevat KAPAJ.

Sipas informacioneve të deritanishme Major TANUSHI dhe Rreshter KAPAJ janë nën kujdesin maksimal të mjekëve, në bazën Camp Adazi, në Letoni.

Për ngjarjen e sotme jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet më të larta letoneze dhe të aleatëve tanë në mision.

Në emër të Forcave të Armatosura i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së Nëntetares HASANAJ që humbi jetën në krye të detyrës dhe urojmë shërim të shpejtë për Major Klodian TANUSHI dhe Rreshter Julian KAPAJ.

Njëherësh, në emër të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura siguroj të gjithë familjarët e efektivëve tanë në Letoni se po ndjekim me vëmendjen maksimale ngjarjen që ka ndodhur. Në këtë moment të vështirë jemi pranë cdo efektivi të Forcës së Armatosur në Letoni dhe kudo ku Shqipëria është e angazhuar në përmbushjen e misionit.

Të fundit