Flash News

KRYESORE

Shpërthen mina në galerinë e kromit, humb jetën një minator në Klos

Shpërthen mina në galerinë e kromit, humb jetën një

Një minator ka humbur jetën tragjikisht në galeritë e minierës së Cërujës në Klos.

Sipas policisë, gjatë punës për vendosjen e minës për të hapur vendin, dyshohet se lënda eksplozive ka shpërthyer menjëherë duke mos i lënë kohë të largohet 55-vjeçari me iniciale P.M. dhe për pasojë i ka  shkaktuar vdekjen e menjëherëshme.

Ndërkohë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.

 Informacion paraprak:

Rreth orës 18.40, salla operative e policisë Mat, ka marrë njoftim se   në minierën e kromit gjatë punës është dëmtuar duke gjetur vdekjen e menjëherëshme shtetasi  P. M, rreth 55 vjeç, banues në Burrel.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor  shkuan në vendin e ngjarjes  ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se në minierën e  kromit në Cërujë-Klos, shtetasi i lartëpërmendur me detyrë zjarrmëtar,  gjatë punës për vendosjen e minës për të hapur vendin, dyshohet se një minë ka shpërthyer  menjëherë duke mos i lënë kohë të largohet, dhe për pasojë  i ka  shkaktuar vdekjen e menjëherëshme.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me Prokurorin e Gatshëm të Prokurorisë Mat, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Të fundit