Flash News

KRYESORE

Shpërthen në flak makina e inspektores DAR Shkodër

Shpërthen në flak makina e inspektores DAR Shkodër

Një automjet ka shpërthyer në flak orët e para të mëngjesit në Shkodër.  Sipas “Balkanweb” mësohet se makina e tipit “Wolswagen”  me targa AA 700 IY ishte në pronësi të inspektores së Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër, Frida Kopliku  Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Dollari”. Nga hetimet paraprake dyshohet se Koplikut i është vendosur lëndë plasëse, tritol në makinë, raporton "Shkodranews.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe po punon me zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit