Flash News

KRYESORE

Shpërthen në flakë makina në Bulqizë, plagoset rëndë shoferi. Detaje nga policia

Shpërthen në flakë makina në Bulqizë, plagoset

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në aksin Qafë Buall të Bulqizës dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një 50-vjeçar. Burime të polciisë bëjnë me dije se ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Shkëlqim Çela.

Mësohet se Çela ka qenë i vetëm në automjet kur u përfshi nga flakët.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije Çela  ka marrë plagë të shumta dhe është nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. Sipas hetimeve të deritanishme shkak për zjarrin në automjet të jetë bërë një shkëndijë elektrike, megjithatë policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Të fundit