Flash News

KRYESORE

Shpërthen vullkani Etna, Siçilia mbulohet nga pluhuri vullkanik

Vullkani Etna në Itali është zgjuar sërish duke nxjerrë llavë nga krateri dhe gjithashtu duke mbushur qiellin në Siçili me pluhur vullkanik. Sipas mediave italiane dy aeroporte në Katania,  i cili është qyteti i dytë më i madh në ishull janë detyruar të mbyllen përkohësisht.

Etna, është vullkani më aktiv dhe i lartë në Evropë shpërthen shpesh, por shumë rrallë shkakton dëme. Shpërthimi i fundit i madh ishte në 1992.

Këtë muaj, vullkani në ishullin e Strombolit shpërtheu papritur duke vrarë një person. Turistët ishin evakuuar nga ishulli pasi kishin kërkuar shpëtim në det, kur edhe nisi shpërthimi.

 

Të fundit