Flash News

KRYESORE

Shpërthen vullkani në Indonezi, 30 mijë persona braktisin banesat

Vullkani “Sinabng” në ishullin indonezian të Sumatrës ka shpërthyer duke shkaktuar një kolonë hiri që është ngritur deri në 5 mijë metra lartësi, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Ky vullkan është një ndër tre vullkanet më aktiv në Indonezi dhe kishte mbetur i heshtur për katër shekuj para se të shpërthente në vitin 2010-ën, duke vrarë dy persona.

Një shpërthim tjetër në 2014-ën shkaktoi vdekjen e 16 personave, ndërsa 7 të tjerë humbën jetën në shpërthimin e vitit 2016. Vitet e fundit rreth 30,000 njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë rreth zonës.

 

Të fundit