Flash News

KRYESORE

I shpërtheu telefoni gjatë telefonatës, humb jetën 18-vjeçarja

I shpërtheu telefoni gjatë telefonatës, humb jetën

Një 18-vjeçare nga India ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të celularit të saj, ndërkohë që po fliste me një të afërm.

Sipas mediave të huaja, vajza e kishte telefonin në karikim gjatë telefonatës, dhe në momentin e shpërthimit ka qenë personi nga ana tjetër e telefonit që është alarmuar.

Adoleshentja pësoi dëmtime të rënda në kokë, kraharor dhe këmbë, ndërkohë që ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

Referuar fotove, celulari që shpërtheu i përkiste një Nokia 5233, që kishte dalë në treg në vitin 2010.

Të fundit