Flash News

KRYESORE

Shpërthim me eksploziv në banesën e një polici në Fushë- Krujë

Shpërthim me eksploziv në banesën e një polici në

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në oborrin e një banese në hyrje të Fushë-Krujës gjatë orëve të para të  ditës së sotme.

Mësohet se banesa ku është vendosur lënda plasëse është nën pronësinë e shtetasit Fatmir Isufi, një punonjës policie që shërben në Komisariatin e Kamzës.  Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale

Ndërkohë polica po punon për zbardhjen e shkaqeve në ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Informacion paraprak nga Policia Krujë:

Më datë 15.12.2017, në Fushë-Krujë ,gjatë natës në oborrin e pronës private 3- katëshe (banesë dhe biznes) të shtetasit F. I. ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, shkaqet e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të fundit