Flash News

KRYESORE

Shpërthim me eksploziv në një banesë

Shpërthim me eksploziv në një banesë

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dibër. Policia njofton se rreth orës 20,15 minuta në sallën operative të ka ardhur një telefonatë së në fshatin Pjeçë, është dëgjuar një shpërthim.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë së Komisariatit Dibër, dhe grupi hetimor ku kanë konstatuar se:

Në fshatin Pjeçë, njësia Administrative Melan, brenda rrethimit të banesës së shtetasit Z.S, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Si pasojë e këtij shërthimi nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale ku është dëmtuar pjesërisht automjeti tip “BMW X5”, në pronësi të shtetasit Y.T.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit