Flash News

KRYESORE

Shpërthim eksplozivi në Tiranë, hidhet në erë dera e lokalit te “Komuna e Parisit”

Shpërthim eksplozivi në Tiranë, hidhet në erë dera e

FOTO ILUSTRUESE

Një shpërthim ka tronditur në orë e para të mëngjesit të sotëm banorët e zonës “Komuna e Parisit” në Tiranë.

Sipas të dhënave të para nga policia, dera e një lokali është hedhur në erë për shkak të shpërthimit të një sasie lënde e dyshuar plasëse.

Fatmirësisht, nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.

“Më datë 26.07.2019 në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Komuna e Parisit”, në pjesën e derës së një lokali, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit”, sqaron policia.

Të fundit