Flash News

KRYESORE

Shpërthim i fuqishëm në aeroportin e Londrës

Shpërthim i fuqishëm në aeroportin e Londrës

Një shpërthim i fuqishëm raportohet të ketë ndodhur sot në një prej hangarëve të aeroportit të Southendit në Londër të Britanisë së Madhe.

Sipas “Daily Mail” ngjarja ndodhi sot rreth orës 10:40 në qytetin bregdetar të Essex.

Tym i zi është fotografuar mbi hangarin e aeroportit në kryeqytetin britanik, ndërkohë që aeroporti vazhdonte të shërbente normalisht.

Një zëdhënës i Aeroportit të Southend tha se aktualisht Aeroporti i Londrës Southend është ende i hapur dhe funksionon si normal.

Të fundit