Foto/ Shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse në një zyrë elektorale në Durrës

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës në një zyrë elektorale në Durrës.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në lagjen nr 18 të qytetit në pjesën hyrëse të zyrës elektorale LSI.

Si pasojë e këtij  shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Policia u njoftua se gjatë natës, në lagjen Nr. 18 kanë vendosur dhe shpërtheu një sasi lënde plasëse, në pjesën hyrëse të zyrës elektorale të nje subjekti politik.

Menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe u  shkua në vendngjarje.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u evidentua se ishte vendosur një sasi e vogël lënde shpërthyese dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Për veprime më të specializuara në lidhje me llojin dhe sasinë e lëndës plasëse po kryhen veprimet nga ekspertët antieksploziv.

Uniformat blu nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit po kryejnë të gjitha veprimet e duhura hetimore me qëllim identifikimin,  kapjen e  autorëve dhe zbardhjen  e plotë të ngjarjes.