Flash News

KRYESORE

Shpërthim me tritol në qendër të Shkodrës

Shpërthim me tritol në qendër të Shkodrës

Një biznes është hedhur në erë me tritol në orët e vona të natës, në mes të qytetit të Shkodrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 në pedonalen e Shkodrës. Si pasojë e shpërthimit deri tani janë raportuar vetëm dëme materiale. 

Nga të dhënat e deritanishme, bëhet me dije se autorët e kanë vënë tritolin në derën e një dyqani këpucësh, që ndodhet në katin e parë të një godine trekatëshe. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Të fundit