Flash News

KRYESORE

Shpërthim i fuqishëm në spital; një i vdekur, 12 të plagosur

Një i vdekur dhe 12 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi që ndodhi ditën e djeshme në Coryell Memorial Hospital, të Teksas.

Mediat e huaja bëjnë  me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 ( sipas orës lokale) në një zonë në ndërtim në qytetin e Gatesville.

Sipas një dëshmitari okular, shkak për këtë ngjarje u bë shpërthimi i një gjeneratori elektrik. Nga raportimet e para dyshohet se shpërthimi ndodhi në katin përdhes të spitalit ku po kryheshin punime.

Shumë prej të plagosurve, sipas autoriteteve amerikane, kanë pësuar djegie të rënda dhe po kurohen në një spital në Dallas.

 

Të fundit