Flash News

KRYESORE

Shpërthim i fuqishëm pranë aeroportit të Bolonjës, 20 të plagosur

Një auto-cisternë ka shpërthyer në zonën Borgo Panigale, në Bolonja, Itali mesditën e sotme. Shpërthimi ndodhi pranë zonës së aeroportit ndërsa mediat italiane raportojnë për të paktën 20 të plagosur.

Shpërthimi ishte fuqishëm ndërsa shtëllungat e tymit kanë mbuluar zonë. Gjithashtu disa makina janë përfshirë nga flakët e zjarrit.

Si shkak i shpërthimit, autostrada e Casalecchio është bllokuar nga të dy anët dhe në vendngjarje ndodhen një numër i madh ambulancash dhe zjarrfikësish.

Të fundit