Flash News

KRYESORE

Shpërthim i fuqishëm tritoli në Shkodër, 8 persona të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm lagjen 'Partizani' në qytetin e Shkodrës. Një sasi e konsiderueshme tritoli është vendosur në katet e para të një pallati duke shkaktuar dëmtime të shumta në zonën përreth dhe duke plagosur të paktën 7 persona.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit dhe 5 prej tyre ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 2 të tjerë, në gjendje të rëndë, janë transportuar drejt Tiranës.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorëve dhe objektivit që ka qenë në shenjestrën e tyre. 

Të plagosurit:

Lulzim Kulla

Ditmir Myftia

Arjola Gjonaj

Gentian Suca

Pjeter Arra

Pjeter Daka

Gardosilevic Roikq

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 10:45 në lagjen ‘Partizani’, Shkodër, ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse. Menjëhere kanë shkuar forca të shumta policie ku konstatuan se në një mjet tip motor dyshohet se ishte vendosur lendë eksplozive.

Si pasojë e shpërthimit janë plagosur shtetasit L.K. 42 vjeç, banues në Shkodër, pronar i objektit dy katësh, i cili po hipte në mjetin e tij dhe ndodhet në gjendje të rëndë, D.M, 32 vjeç, banues në Shkodër, ndodhet në gjendje të rënde dhe G.C., 40 vjeç, banues në Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Të tre këta shtetas u derguan në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim te specializuar. Lendime me të lehta kanë pesuar dhe 5 shtetas të tjerë që ndodhen në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjekesore.

Në vendngjarje ndodhet grupi i posaçem hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër dhe po punohet për zbardhjen e autoresisë së kësaj ngjarje. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Forcat e Rendit dhe FNSH e Shkodrës kanë kryer shoqërime dhe po marrin deklarime nga persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Agjentet e Krimeve kanë sekuestruar pamje filmike me vlerë për hetimin. Në Shkodër kanë mbërritur dhe eksperte të Krimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe drejtuesi i FLO.

Të fundit