Flash News

KRYESORE

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Tiranë, detajet e para

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë

Një shpërthim me lëndë plasëse artizanale ka ndodhur gjatë natës në një banesë në Tiranë.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01:40, në një banesë në rrugën “Shaban Bardhoshi” në zonën e Kombinatit, ku lënda plasëse ishte vendosur në derën e jashtme.

Nga shpërthimi, për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit