Flash News

KRYESORE

Shpërthim lënde plasëse në rrugën e Dibrës, çfarë ndodhi në mesnatë

Shpërthim lënde plasëse në rrugën e Dibrës,

Një sasi e dyshuar lëndë plasëse ka shpërthyer orët e vona të mbrëmjes pranë rrugës së Dibrës në Tiranë.

Sipas policisë shpërthimi ndodhi rreth orës 22:40.

Si pasojë e shpërthimit nuk pati asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale në dy objekte.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:40, në një rrugicë të ndërmjetme midis një lokali dhe një hoteli në rrugën e “Dibrës”, ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasese.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale tek të dy objektet.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të fundit