Flash News

KRYESORE

Shpërthim me eksploziv në oborrin e një banese në Durrës, shoqërohen disa persona

Shpërthim me eksploziv në oborrin e një banese në

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një banesë në qytetin e Durrësit. Mësohet se, presona të paidentifikuar kanë vendosur një sasi e vogël eksplozivi në oborrin e banesës së B.N. në Fllakë.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 05:35 të mëngjesit të sotëm, ndërkaq nuk raportohen persona të lënduar pasi banesa ishte e pabanueshme, por vetëm dëme të vogla materiale.

Përmes një njoftimi, Policia e shtetit  bën me dije se ka shoqëruar disa persona të dyshuar për këtë ngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 08.10.2020, rreth orës 05:35, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit B.N.,(e pabanueshme), në Fllakë, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.

Janë shoqëruar në ambjentet e Policisë  disa persona të dyshuar për këtë ngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të fundit