Flash News

KRYESORE

Shpërthim me eksploziv në zonën e "Vasil Shantos" në Tiranë

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, në rrugën 'Mihal Popi'. Lënda plasëse është vendosur në banesën e shtetasit V.S., që ndodhet në zonën midis Gjykatës së Tiranës dhe shkollës "Vasil Shanto".

Eksplozivi ishte vendosur në katin e dytë, në derën e banesës, por fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar nga shpërthimi i fortë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Njoftimi paraprak i policisë:

Rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popi”, në katin e dytë të një pallati, ka shpërthyer dyshohet nga lëndë e dyshuar plasëse, dera e jashtme e banesës së nje shtetasi.

Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Të fundit