Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Shpërthim me lëndë plasëse në 03.00 të mëngjesit në Vlorë, detajet e para nga policia
Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar në orët e para të ditës së sotme në Vlorë. Sipas të dhënave të para nga policia, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, konkretisht në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit J.D.
“Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, konkretisht në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit J.D., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes”, sqaron policia paraprakisht.