All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Atentat me armë zjarri në Vlorë, plagoset një 36-vjeçar

Atentat me armë zjarri në Vlorë, plagoset një
All - Paragraf - 1

Një atentat me armë zjarri u shënua mbrëmjen e sotme në Vlorë. Fillimisht ngjarja u raportua si një shpërthim me tritol, por policia e hodhi poshtë këtë verison. Sipas policisë 36-vjeçari Elius Thartori dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.

All - Paragraf - 3

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 Korriku”. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:23, në Spitalin Rajonal të Vlorës ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi E.Th., 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

36 vjeçari ka qenë në ballkonin e banesës së tij në lagjen “10 Korriku” dhe në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të fundit