Flash News

KRYESORE

Shpërthim në depon e fishekzjarreve, vdesin 24 persona në Tultepec

24 persona kanë mbetur të vrarë nga shpërthimi brenda një magazine lojërash piroteknike në Tultepec, qytet në Meksikën qendrore. Ky qytet njihet për fishekzjarret artizanalë dhe për historinë me incidente vdekjeprurëse.

Mes viktimave, janë katër zjarrfikës dhe dy policë, që kishin shkuar në vendngjarje pas shpërthimit të parë. Mësohet se 40 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Mësohet se fillimisht zjarri ka shpërthyer në një magazinë ku  ndërruan jetë 12 persona, ndërsa pas ndërhyrjes së zjarrfikësve kanë ndodhur shpërthime të tjera. Mes viktimave ka zjarrfikës dhe policë.

Të fundit