Flash News

KRYESORE

Shpërthim në metronë e Londrës, plagosen disa persona

 Një enë  ka shpërthyer paraditen e sotme brenda metrosë nëntokësore  në stacionin “Parsons Green”, në jug-perëndim të Londrës. Mësohet se si pasojë e shpërthimit disa persona janë lënduar në fytyrë. 

Udhëtarët janë vënë në panik në lidhje me ngjarjen. Ambulanca dhe policia arritën menjëherë në vendngjarje dhe verifikuan çfarë kishte brenda kovës. 

"Nëse 'bomba' e ndërtuar në mënyrë artificial do të shpërthente plotësisht do të shkaktonte viktima të shumta dhe në njerëz", shprehen ekspertët. 

Gjenerali i Përgjithshëm Chip Chapman u shpreh për Sky News' se, “Kjo nuk duket si një eksploziv si ato të ISIS, por nëse do të ishte, ai dështoi në mënyrë të konsiderueshme. Nuk është një eksploziv që funksiononte, në të kundërt shpërthimi do të kishte vrarë njerëz të shumtë”.

Më tej ai u shpreh se ekspertët janë duke parë nëse ISIS, ose ndonjë grup tjetër terrorist do të marrin përgjegjësinë për pajisjen.

Të fundit