Flash News

KRYESORE

Shpërthim në metronë e New York, dyshohet për akt terrorist

Shpërthim në metronë e New York, dyshohet për akt terrorist

Një shpërthim ka ndodhur në metronë e qytetin e New York.  Shpërthimi i cili dyshohet të jetë terrorist, është ndierë rreth orës 6:30 të mëngjesit të sotëm, në një stacion metroje pranë terminalit të autobusëve “Port Authority”, në Manhattan.

Departamenti i zjarrfikësve dhe policisë së New Jorkut thanë se kanë lokalizuar një pajisje pranë një korridori pasagjerësh midis trenave A dhe 1, e me shumë mundësi po konsiderohet si sulm terrorist.

Policia ka ndaluar një person dhe e ka dërguar në paraburgim për ta marrë në pyetje, pasi ai mbante një pajisje me tela me vete.

Agjencitë ligjzbatuese i janë përgjigjur menjëherë raportimit dhe kanë krijuar edhe perimetrin e sigurisë përreth zonës.

 

Të fundit