Flash News

KRYESORE

Shpërthim në tragetin e pasagjerëve në Heraklion, katër të plagosur

Shpërthim në tragetin e pasagjerëve në Heraklion, katër

Katër persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, pas një shpërthimi të vogël energjie në bordin e tragetit "Blue Horizon"  të ankoruar në portin e Heraklion, në Greqi.

Nuk dihen ende shkaqet e plota të ngjarje, megjithatë mediat greke bëjnë me dije se presonat kanë pësuar djegiet të shumta në trup.

Autoriteti Portual i Heraklion është vënë në gjendje alarmi për shkak të shpërthimit, ndërkaq ambulancat menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje, duke bërë transportimin drejt spitalit të të plagosurve. Mësohet se, ndër personat e plagosur rëndë është një 30-vjeçar.

Të fundit