Flash News

KRYESORE

Shpërthim me tritol në pallatin e kryebashkiakut të Matit, reagon Partia Socialiste  

Shpërthim me tritol në pallatin e kryebashkiakut të Matit, reagon

Në orët e vona të natës  në pallatin e kryebashkiakut të Matit, Nezir Rizvani shpërtheu  lëndë plasëse i llojit tritol. Kryebashkiaku demokrat u shpreh se nuk ka asnjë të dyshuar se kush mund të jetë autori i ngjarjes.

Pak minuta më parë ka reaguar dhe kryetari i Partisë Socialiste të degës Mat, Hasan Pasha, i cili shprehet se kjo forcë politike distancohet nga ngjarja.

“Partia Socialiste, dega Mat, distancohet plotesisht nga ngjarja e ndodhur prane banese se kryetarit te Bashkise Mat, Nezir Rizvani. Kerkojme nga organet ligjzbatuese te marrin te gjitha masat per zbardhjen e plote te krimit. Po ashtu kerkojme nga perfaqesuesit e Partise Demokratike te presin qetesisht hetimet dhe te mos e politizojne ngjarjen”, shprehet Pasha.

 

 

Të fundit