Flash News

KRYESORE

Shpërthim tritoli në 03 të mëngjesit në Tiranë, dëmtohet lokali pranë ish-Bllokut

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur duke gdhirë dita e enjte në zemër të Tiranë.

Sipas të dhënave të prana, në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit” është shënuar një shpërthim me lëndë plasëse, pranë një lokali, që ndodhej në katin e parë të një pallati.

Nuk janë raportuar të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të subjektit.

“Më datë 11.06.2020, rreth orës 03.30 të mëngjesit, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit” ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit fatmirësisht nuk ka asnjë shtetas të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, sqaron paraprakisht policia.

Të fundit