Flash News

KRYESORE

Shpërthim tritoli në mëngjes, hidhet në erë makina e policit në Shkodër

Shpërthim tritoli në mëngjes, hidhet në erë makina e

Është hedhur ne erë me lëndë eksplozivi makina e policit të Shkodrës, Agim Bushgjoka.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Makina ka qenë e parkuar poshtë shtëpisë së policit kur ka ndodhur shpërthimi dhe fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi, ndërsa polici Bushgjoka ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd.

Ai njihet si polic në drejtorinë vendore të Shkodrës dhe i zonës së Bardhajt dhe Grudës. Policia ka nisur hetimet, edhe pse në zonën ku ndodhi shpërthimi nuk ka kamera sigurie.

Të fundit